Fjalë Kyçe

Kosnett fton qytetarët që t’i raportojnë rastet e frikësimit ose blerjes së votave

Kosnett fton qytetarët që t’i raportojnë rastet e frikësimit ose blerjes së votave

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Philip Kosnett , ka ftuar qytetarët e Kosovës që të raportojnë parregullsitë, frikësimet ose blerjen e votave që mund të hasin në procesin e votimit.

Kosnett  thotë se zgjedhjet e  lira dhe të ndershme varen nga individët ashtu sikurse edhe nga organizatat.

Monitorimi i zgjedhjeve sipas tij, siguron që zgjedhjet janë të lira.  “Nëse ju  qytetarë shihni akte të frikësimit, blerje të votës ose  shkelje të tjera ju mund t’i raportoni ato tek autoritetet”, ka shkruar Kosnett në twitter.