Fjalë Kyçe

Kosnett: Integrimi euroatlantik i Kosovës varet nga luftimi i dhunës ndaj grave

Kosnett: Integrimi euroatlantik i Kosovës varet nga luftimi i dhunës ndaj grave

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se integrimi euroatlantik i Kosovës varet domosdoshmërish nga ndëshkimi i dhunës ndaj grave.

Sipas tij nëse Kosova ratifikon konventën për mbrojtjen e grave nga dhuna, atëherë ky do të jetë një matës i mirë se sa dëshiron lidershipi i vendit që Kosova të avancojë në integrimin euroatlantik.

Këto komente Kosnett i bëri në një postim në Twitter.

“Kërkoj nga Kosova të ratifikojë Konventën e Stambollit për evitimin e dhunës ndaj grave. Nëse Kosova mund të marrë këtë hap, liderët dërgojnë mesazh të qartë se jeni të gatshëm për integrimin euroatlantik”, ka shkruar Konsett.