Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philipp Kosnett, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës sa i përket luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Në një postim në Twitter, Kosnett ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me progresin e arritur.
“Kosova duhet të jetë krenar për progresin e rëndësishëm që bëri për të luftuar luftën kundër qenieve njerëzore këtij viti. Një kod penal i rishikuar, udhëzime të reja dënimi dhe përgjigje të forta nga policia bëjnë që qytetarët të Kosovës të jenë më të sigurt”, ka shkruar Kosnett.