Fjalë Kyçe

Kosova bëhet destinacioni kryesor i udhëtimeve nga Bzeli i Zvicrës

Kosova bëhet destinacioni kryesor i udhëtimeve nga Bzeli i Zvicrës

Këtë të shtunë, pra sot,15 aeroplanë do të nisen me destinacionin e tyre Prishtinën dhe 14 do të ulen aterojnë në Bazel.

Qysh në fillim të qershorit, gazeta “BZ” pati konstatuar se kishte shumë fluturime nga Bazeli për në Kosovë. Me fillimin e pushimeve, vëllimi i fluturimeve rritet përsëri dhe EuroAirporti i Bazelit po bëhet kështu një “Express Kosova”, shkruan onlinereports.ch.

Të dielën e kaluar, ishin ngritur nga ky aeroport dhe ishin ulur po këtu, dymbëdhjetë aeroplanë, katër prej tyre brenda dhjetë minutash.

Këtë të shtunë, pra sot,15 aeroplanë do të nisen me destinacionin e tyre Prishtinën (shih ilustrimin) dhe 14 do të ulen aterrojnë në Bazel, transmeton albinfo.ch. Kështu që ka rritje fluturimesh drejt kryeqytetit kosovar.