Rusia shfrytëzon edhe Krishtlindje për t’i treguar Serbisë se i qëndron krahë për ‘çështjen e Kosovës’.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov me rastin e Krishtlindjeve ka përshëndetur, ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, të cilit i tha se Moska është gati për bashkëpunim të mëtejshëm ‘për çështjen e Kosovës’.
Siç u tha në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, Dacic e bëri të ditur urimin, gjatë takimit të sotëm të Ambasadorit rus në Beograd Alexander Chepurin.