Fjalë Kyçe

Kosova dhe FSK-ja, pjesë e diskutimit në NATO

Kosova dhe FSK-ja, pjesë e diskutimit në NATO

Samiti i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s ka filluar punimet, ku pritet të diskutohet për Kosovën dhe FSK-në.

Këtë e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në hapjen e sesionit njoftoi të pranishmit për temat që do të diskutohen, transmeton Telegrafi.

“Do të diskutojmë për misionin e trupave të KFOR-it që vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor. Do të diskutojmë edhe për nivelin e bashkëpunimit me FSK-në, dhe me këtë e konsideroj të hapur sesionin”, ka deklaruar Stoltenberg.

Ai gjithashtu ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve do t’i drejtohet mediave, duke treguar se për çfarë në të vërtetë kanë diskutuar.