Në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj, gjatë ditës kryetari i gjykatës Bashkim Hyseni, me bashkëpunëtor, kanë pritur në takim një delegacion të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, në përbërje të kryesuesit dhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë, kryetarit të Gjykatës Themelore në Shkup, gjyqtar dhe bashkëpunëtor të tjerë.
Gjatë këtij kryetari i gjykatës Bashkim Hyseni, para të pranishmëve shpalosi të arritura dhe rezultatet finale në zbatimin e projektit SMIL.
Qëllimi i këtij takimi nga gjyqësori i Republikës së Maqedonisë, u realizua me qëllim të marrjes së përvojave dhe informatave në zbatimin e projektit Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), pasi të njëjtit kanë shprehur interesimin e tyre për të filluar me zbatimin e një projekti të ngjashëm në gjyqësorin e Maqedonisë.
Delegacioni i Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë, gjatë kësaj vizite u njoftuan për së afërmi me zbatimin e këtij projekti në praktik, duke filluar nga pranimi i shkresave dhe regjistrimi i tyre, deri në ekspedim.
Projekti SMIL, ka filluar së implementuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga viti 2017, ndërsa aktualisht në këtë gjykatë janë të regjistruara 100% të lëndëve penale dhe civile dhe të njëjtat procedohen tërësisht në mënyrë elektronike nga gjyqtarët.