Në turneun për Kombëtaret U-15 që është duke u zhvilluar për momentin në Shqipëri, UEFA Development Tournament, Kosova dhe Shqipëria arritën të shënojnë fitore në ndeshjet e tyre përkatëse kundër Estonisë dhe Taxhikistanit.
Shqipëri-Taxhikistan ishte ndeshja e parë e ditës së sotme e cila u zhvillua në orën 12:00, transmeton Gazeta Express.
Kuqezinjtë e vegjël, të drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultat 3-1. Ndeshja filloi me një dominim të lehtë nga skuadra shqiptare, por ata u kapënr në befasi nga kundërshtarët që shënuan të parët me anë të Mansurdzhon në minutën e 10-të.
Shqipëria reagoi dhe në minutën e 26-të e gjeti golin me anë të Vishaj, që shënoi nga pika e penalltisë. Pjesa e dytë nisi me kuqezinjtë që kërkonin fitoren dhe arritën të kalojnë në avantazh me anë të Gucit në minutën e 60-të. Në minutën e 70-të shënohet dhe goli tretë nga Xhixha për rezultatin final 3-1.
Ditën e hënë, datë 23 Shtator, skuadra e trajnerit Dama do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut kundër Kosovës.
Shqipëri: Kiri; Hasanago; Basha; Gjergji; Kurti; Hysa; Vishaj; Syla; Kaba; Xhixha; Salo.
Taxhikistan: Sunatullo, Ramzidin, Bilol, Mekhrubon, Abubkr, Dilovari, Mansurdzhon, Azizjon, Usmonjon, Amirkhon, Komron.
Kosovë – Estoni
Kosovë-Estoni ishte ndeshja e dytë e ditës së sotme në këtë turne, me Dardanët dhe balltikët që kanë zbritur në fushën e lojës në orën 14:00.
Pjesa e parë ka përfundoi me rezultat 0-0, pavarsisht një dominimi të lehtë nga Kosova. Në pjesën e dytë erdhi edhe shpërthimi nga Dardanët, që shënuan tri herë Brenda katër minutave, 70, 72 dhe 74, me Jasharin që shënoi të parin dhe më pas vulosi gjithçka dopieta e Krasniqit.
Kosova: Dobruna; Reqica; Thaqi, Bllaca; Mala; Zeka; Jashari; Krasniqi; Shahini; Xhaferri; Reqica.
Estonia: Pareiko; Bazkov; Cekredzi; Kait, Alteberg, Soo; Kari; Pajo; Raaper; Kond; Kolobov.