Në qershor të vitit të kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës lidhi marrëveshje me kompaninë zvicerane Fourteen për të veshur futbollistët e kombëtares sonë.
Fanellat bazë janë blu, si mysafirë të verdha ndërsa zgjedhja e tretë ka qenë e zezë.
Ndërsa, Kosova ndaj Bullgarisë do të luaj me fanellat blu, të cilat i kanë sjellur fat në të gjitha ndeshjet deri tani.
Në 3 ndeshje kanë 3 fitore, me Ishujt Faroe, Maltën dhe Azerbajxhanin.