Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi koronavirusi ka mbërritur edhe në vendet e rajonit. Ka thënë se e kanë ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë për t’u ballafaquar me rastet eventuale të virusit.
“Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!”, ka njoftuar vitia.
Ai ka thënë se s’ka asnjë person të prekur nga ky virus në Kosovë.
“57 mostra të testuara për Covid-19, të gjitha kanë rezultuar negative”, ka njoftuar Vitia.