Fjalë Kyçe

Kosova e Shqipëria kanë bashkuar dy kontrollet në një pikë, radhë të gjata në pikën e Morinit

Kosova e Shqipëria kanë bashkuar dy kontrollet në një pikë, radhë të gjata në pikën e Morinit

Edhe pas marrëveshjes për vetëm një ndalim të qytetarëve në kufirin Kosovë – Shqipëri radhët vijojnë të jenë të gjata, por edhe kontrollet bëhen nga dy policitë e shteteve shqiptare.

Kjo ka krijuar pakënaqësi tek qytetarët të cilëve u duhet të presin për kohë të gjatë.

Qytetarë të shumtë të Kosovës dhe Shqipërisë që udhëtuan drejt Kosovës këtë të enjte u është dashur të presin në radhë për të kaluar kufirin e përbashkët megjithëse me tetë sportele në punë.

Edhe pse është deklaruar unifikimi doganor, me vetëm një kontroll automjetet e qytetarët kontrollohen si nga policia kufitare e Shqipërisë, ashtu edhe nga Policia e Kosovës, pavarësisht se ndodhen të zhvendosur në pikën kufitare shqiptare të Morinit.

Radhët e pritjet e qytetarëve nuk janë vetëm gjatë ditëve të festive por edhe pas tyre. Kjo për shkak të rritjes së numrit të lëvizjeve në dy anët e kufirit, por edhe për shkak së qytetet e Kosovës tashmë shihen si mundësi për kryerjen e të gjitha shërbimeve e nevojave ditore nga banorët e Kukësit.