Fjalë Kyçe

Kosova edhe me ambasadë japoneze

Kosova edhe me ambasadë japoneze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.

Në këtë takim u bë e ditur se në vitin 2020 në Kosovë do të hapet ambasada japoneze e që sipas Haradinajt kjo ambasadë do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë, shkruan Gazeta Alo.

Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar.

Postimi i tij i plotë:

Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar./Gazeta Alo/

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj