Fjalë Kyçe

“Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha”

“Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Thaçi ka thënë se Kosova është me fat që ka miq dhe gjen dyer të hapura kudo në forumet më të rëndësishme botërore, shkruan.

Ai ka thënë se Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës vazhdon të ofrojë platformën më të mirë për komunikim dhe afrim të politikave ndërmjet liderëve politikë, organizatave ndërkombëtare dhe botës së biznesit, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve në tërë botën.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se pjesëmarrja e Kosovës në këtë Forum është një mundësi e jashtëzakonshme.

Sipas tij, Kosova është shtet i ri, por me potenciale të mëdha.