Fjalë Kyçe

Kosova mbërthehet nga paniku, deputeti tallet me koronavirusin

Kosova mbërthehet nga paniku, deputeti tallet me koronavirusin

Disa orë pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është tallur me pandeminë koronavirus

Abrashi ka publikuar një fotografi nga Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, teksa ka njoftuar se do të pijë një birrë korona.

“Tu shku me pi kai Corona”, ka shkruar deputeti Abrashi në mbishkrimin e fotografisë.

Dy persona kanë testuar pozitiv me koronavirus (COVID-19) në Kosovë.

Lajmin e kanë bërë të ditur kryeministri Albin Kurti dhe ministri Arben Vitia në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Dy personat e infektuar me koronavirus gjenden në Klinikën Infektive.

Ministri Arben Vitia njoftoi se njëri rast është shtetase italiane 20 vjeçare, ndërkaq pacienti i dytë është një 77-vjeçar kosovar.