Tre mundësit nga Kosova, Fatlum Braka, Egzon Xhoni nga Hani i Elezit dhe Bleonit Bytyqi nga Theranda do ta përfaqësojnë Kosovën në dy gara ndërkombëtare.
Të drejtuar nga trajneri Ziber Xhoni, mundësit e rinj do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Bullgari dhe Kampionatin Botëror që zhvillohet në Hungari për kategorinë e kadetëve, njofton Klan Kosova
Kampionatet në fjalë do të zhvillohen ne muajin qershor përkatësisht korrik.
Kurse nga e data 3 maj, selektori Ziber Xhoni do ta udhëheqë kampin nacional, ku do të grumbullohen mundësit më të mirë të Kosovës.