Fjalë Kyçe

Kosova merr një lajm të mirë nga FIFA

Kosova merr një lajm të mirë nga FIFA

Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar sot renditjen e re të Kombëtareve, shkruan Gazeta Express.

Përfaqësuesja e Kosovës ka përparuar për një pozitë në këtë renditje.

“Dardanët” e shohin veten në pozitën e 130-të, ndërsa muajin e kaluar ishin në atë të 131-të.

Verdhekaltrit kanë 1113 pikë, ndërsa gjenden përpara Letonisë dhe prapa Malawit.

Kosova pati paraqitje brilante në vitin 2018, të cilin e mbylli pa humbje dhe me këtë rast regjistroi një ngritje të madhe në renditjen e FIFA-s.