Kombëtarja e Kosovës në futsall është përfshirë në grupin B për parakualifikimet e Kampionatit Botëror 2020.
Në shortin e tërhequr sot në selinë e UEFA-s, Kosova u përfshi në grup me Norvegjinë, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin edhe presidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së, Ilaz Mjaku, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe menaxheri i ekipit të futsallit, Rinor Havolli. Ky do të jetë cikli i parë kualifikues i Kosovës për Kampionatin Botëror, njofton FFK.
Ndeshjet parakualifikuese të Grupit B do të zhvillohen në Bjellorusi prej 29 janar deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm. Dy ekipet e para në secilin grup do të kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. /Gazeta Alo/