Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki dha një deklaratë interesante të hënën mbrëma, në një paraqitje televizive.
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, Bunjaki tha se “Dardanët” kanë mundur të luanin ndeshje miqësore kundër Kombëtareve si Gjermania dhe Argjentina, por kërkesa e këtyre dy të fundave ishte që ndeshja të luhej jashtë vendit.
“Në bazë të informatave që kam, Kosova ka mundur të luante kundër Gjermanisë ose Argjentinën, mirëpo kërkesa e tyre ka qenë që ndeshja të luhet jashtë,” ka thënë ai.
“Atëherë nëse e mendojmë udhëtimin dhe lodhjen e lojtarëve, mendoj që ka qenë vendim mjaft i qëlluar [ndeshja me Danimarkën në ‘Fadil Vokrri’].”
Kujtojmë se më 21 mars, Kosova luan miqësore kundër Danimarkës, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro2020.”