Kombëtarja e Kosovës në karate nuk ka fituar asnjë medalje në Kampionatin Evropian për Kadet, Junior&U21, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Federata e Karatesë e Kosovës vlerëson që karateistët patën paraqitje të shkëlqyera duke zënë dy vende të pesta dhe një vend të nëntë.
Kjo federatë gjithashtu kërkon nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që t’ua kthejë licencën, pasi po mungon motivimi.
“Federata e Karates e Kosovẽs mori pjesë me këtë Kampionat me shume probleme financiare duke mos u mbështetur financiarisht nga MKRS”, thuhet në njoftim.
“Sot ne finale për medalje të bronztë 2 finalistet tona ishin te pafat duke mos mundur qe shtetit tone t’i sigurojnë medalje te bronztë në këtë kampionat Evropian ku Kosova u paraqit si e barabartë me te gjitha vendet tjera edhe pse Gjeorgjia se njeh shtetin e Kosovës”.
“Në mungesë te mbështetjes financiare te FKK nga MKRS, mos kategorizimi i FKK, garueseve dhe trajnerëve ka rene dukshëm motivi i klubeve, trajnerëve dhe garueseve”.
“Prandaj është momenti i fundit qe MKRS të reflektoj qe te kthej licencën e FKK-se dhe ta kategorizoj FKK-ne, garuesit dhe trajnerët qe te ruhet sporti i cili i priu dhe pavarësimit te sporteve edhe ne kohen e okipimit”, thuhet në njoftimin e FKK-së.