Fjalë Kyçe

Kosova për herë të parë merr pjesë në një ceremoni të rëndësishme në Amerikë

Kosova për herë të parë merr pjesë në një ceremoni të rëndësishme në Amerikë

Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës të udhëheqësit të shefave të shtabeve të ushtrisë amerikane, ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë  Komandantin e FSK-së Gjeneral Rrahman Rama, atasheun e mbrojtjes së Kosovës në SHBA kolonel Ilir Qeriqi dhe atasheun e mbrojtjes së SHBA në Prishtinë Ryan Nichols.

“Është hera e parë që #Kosova ftohet në një ceremoni të tillë”, ka thënë Çitaku.

Ambasadorja Çitaku, ka shkruar në Facebook, së është e nderuar që që bashkë me Komandantin e FSK’së Gjeneral Rrahman Rama, atasheun e mbrojtjes së Kosovës në SHBA kolonel Ilir Qeriqi dhe atasheun e mbrojtjes së SHBA në Prishtinë Ryan Nichols, ishim mysafir në ceremoninë e ndërrimit të komandës të udhëheqësit të shefave të shtabeve të ushtrisë amerikane.