Fjalë Kyçe

Kosova pranohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore

Kosova pranohet në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore

Kosova është pranuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë sjellë përfitime të shumta MMPH-së dhe në përgjithësi shtetit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Pas një angazhimi të vlefshëm, sot Republika e Kosovës u pranua si Shtet Anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore.

IUCN- International Union for Conservation of Nature është themeluar më 5 tetor 1948 në qytetin francez të Fontainebleau dhe që nga atëherë është bërë autoritet global për ruajtjen e natyrës dhe ndermarrjen e masave të nevojshme për ta mbrojtur atë.

IUCN numëron anëtarë nga mbi 170 vende të botës. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë sjellë përfitime të shumta MMPH-së dhe në përgjithesi shtetit të Kosovës.

Falënderoj grupin punues brenda MMPH-së të udhëhequr nga Këshilltarja Politike Sevdije Lama për angazhimin e përbashkët që patëm gjatë aplikimit, Falënderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në veqanti Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm z. Behgjet Pacolli për mbështetjen në këtë proces./Gazeta Alo/