Fjalë Kyçe

Kosova pret fitore ndaj Irlandës, Foda: Nuk ka pasur ftesë për Brrute

Kosova pret fitore ndaj Irlandës, Foda: Nuk ka pasur ftesë për Brrute

Kosova pret fitore ndaj Islandës të enjten, kështu ka deklaruar përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda.
“Tani duhet të gjejmë zgjidhje të reja. E dimë se Islanda luan lojë intensive, është shumë agresive, ka lojtarë të mirë. Por ne do të mundohemi që idetë tona t’i paraqesim në fushë, të paraqitemi si ndaj Rumanisë dhe të fitojmë në shtëpi. Pres të zbatohen të gjitha kërkesat tona në fushë dhe të tregojmë intensitet të shtuar në fushë”, ka thënë Foda.

I pyetur për lojtarët e rinj, përzgjedhësi i përfaqësueses tha se kanë perspektivë në skuadrën e Kosovës.

Ai ka folur edhe për Meriton Korenicën, i cili po kalon formë të mirë në kampionatin rumun. Ka thënë se Korenica është në planet e tij dhe nëse vazhdon me formë të lart, do të ftohet në të ardhmen.

Franco Foda, ka deklaruar gjithashtu se nuk është dërguar ftesë për mesfushorin e Malishevës, Etnik Brruti, për dy ndeshet ndaj Islandës.

“Nuk ka pasur ftesë për ndeshjen e radhës (për Brrute) më 4 mars, sepse kemi vendosur për lojtarë të tjerë. Por, ka qenë një opsion real për skuadrën”, ka thënë ai.

Sa i përket lojtarit Meriton Korenica, Foda tha se është në planet e tij dhe nëse vazhdon me formë të lartë, do të ftohet në të ardhmen.

“Fatkeqësisht nuk mund t’i ftojmë 30 lojtarë, por i kemi ftuar 25 lojtarë”, ka thënë ai.