Fjalë Kyçe

“Kosova shtet i trilluar”, bendi ‘fashist’ serb sot performon në Kosovë

“Kosova shtet i trilluar”, bendi ‘fashist’ serb sot performon në Kosovë

“Riblja Corba”, bendi ‘fashist’ serb do të performojë sonte në Leposaviq.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari, Adriatik Kelmendi, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këngët e këtij bendi janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Tutje, ai ka shkruar se njëri nga anëtarët e këtij grupi e kishte quajtur Kosovën shtet të trilluar.

Postimi i plotë:

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba”? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!

Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë masakra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar.

“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert.

Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës?

Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit?

Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?!

Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!