Përfaqësuesja U19 e Kosovës e ka mbyllur me humbjen fushatën kualifikuese për Kampionatin Europian.
Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Europianin 2020.
Në ndeshjet kualifikuese që po zhvillohen në Uells, futbollistët e udhëhequr nga Ramiz Krasnqi kanë pësuar humbje nga nikoqirët, Uellsi, me rezultatin 0-2.
Harry Pinchard dhe Neco Williams shënuan golat e fitores për uellsianët në minutat 45 dhe 76.
Kosova e mbyll këtë cikël kualifikues si e fundit në Grupin 5 me vetëm 1 pikë të fituar nga 3 ndeshje të zhvilluara.