Fjalë Kyçe

Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21

Kosova U21 mposhtet nga Anglia U21

Kosova U21 është mposhtur me rezultat 0-2 kundër Anglisë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Golin e parë në ndeshje për “Tre luanët” e ka shënuar Rhyan Brewster nga penallita në minutën e 11-të, ndërsa e ka dyfishuar në të 27’, Cole Palmer, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, njofton Klankosova.tv.

Në pjesën e dytë kishte raste nga të anët, por mungonte konkretizimi.

Kosova pas dy ndeshjeve ka tre pikë, ndërsa Anglia pas një loje ka tre pikë.

Dardanët në ndeshjen e ardhshme do të luajnë kundër Çekisë U21, ndërsa Tre Luanët me Andorrën.