Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen e këtij muaji.
‘Dardanët e rinj’ këtë muaj do të luajnë vetëm një ndeshje të vlefshme për kualifikimet e Euro 2021, ku do të përballen me Shqipërinë më 15 tetor nga ora 19:00.
Prekazi ka ftuar pesë lojtarë nga Superliga e Kosovës, ku dy prej tyre luajnë për Ballkanin e Suharekës, shkruan lajmi.net.
Florjan Smakiqi i Feronikelit, Ardit Nika i Flamurtarit, Ardit Hyseni i Trepçës ’90 dhe Blendi Baftiu & Arbër Hoxha nga Ballkani, teksa ky i fundit merr ftesën e parë nga kombëtarja dardane.
Lista e të ftuarve:
Ndryshe, Kosova pas tre ndeshjeve në grupin e 3-të renditen në pozitën e dytë me gjashtë pikë.