Fjalë Kyçe

Kosovarët e kthyer nga Siria dërgohen në këtë fshat

Kosovarët e kthyer nga Siria dërgohen në këtë fshat

Disa qytetarët të Kosovës  duke përfshirë gra dhe fëmijë, që kanë qenë në zonën e konfliktit në Siri, janë kthyer në orët e para të mëngjesit në Kosovë.

Ministrit i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka theksuar se operacioni i planifikuar është kryer me sukses.

“Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tonë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses dhe çdo detaj tjetër do ta merrni nesër në një konferencë në orën 10”, tha Tahiri, rel.

Të shoqëruar nga vetura të shumta policore, të kthyerit nga Siria janë larguar nga Aeroporti “Adem Jashari” në orët e para të së shtunës, për t’u dërguar në ish-bazën ushtarake në fshatin Vranidoll, në periferi të Prishtinës.