Fjalë Kyçe

Kosovarët edhe këtë vikend ia mësyejnë bregdetit shqiptar

Kosovarët edhe këtë vikend ia mësyejnë bregdetit shqiptar

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë destinacionin kryesor për pushime.

Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, qytetarët e Kosovës kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit, ku për pasojë, lëvizja në rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme është paraqitur e rënduar.

Mediat në Shqipëri raportojnë se disa javë më parë Qeveria e Kosovës, si masë kufizuese anti COVID kalimin e kufirit e kishin bërë vetëm më testin negativ PCR të coronavirusit.

Ndërkaq, kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevojë për testin negativ, për të kaluar kufirin.