Mbi 5 shkallë të rihterit ishte fuqia e tërmetit që si epiqendër njoftohet ta ketë pasur qytetin e Florinës në veri të Greqisë.
E ky tërmet padyshim se fuqishëm u dëgjua edhe tek në.
Në thuajse secilin qytet të Kosovës qytetarët veçse u alarmuan dhe nisën të shkruanin lidhur me të dridhurat e tokës.
E përpos shkrimeve, të njëjtit arritën që në momentin kur filloi tërmeti të xhironin disa nga gjësendet që tashmë po lëviznin.
Në rrjetet sociale janë publikuar disa nga këto video-incizime që mund t’i shihni më poshtë.
Ndërsa zonat më të rrezikuara nga goditjet e fuqishme të tërmetit tek ne janë zonat Ferizaj, Viti dhe Gjilan./lajmi.net