Të mërkurën e javës së kaluar, Gani Hasani nga Likoshani i Drenasit që jeton në Gjermani, thotë se nuk do ta harrojë kurrë.
Më 10 prill, ai e shpëtoi nga djegia një 28-vjeçar gjerman, vetura e të cilit kishte marrë flakë, pasi ishte aksidentuar në qytetin Anzing të Gjermanisë, raporton KTV.
Me kamionin që po bartte pije, Hasani bllokoi autostradën për t’i dalë në ndihmë të aksidentuarit. Më pas, atij iu bashkuan një gjerman dhe një tjetër shqiptar nga Kosova.
I aksidentuari ka vdekur, por gjermanët po e vlerësojnë Hasanin si hero për gjestin e bërë.
Hasani thotë se pamjet e tmerrshme që pa, nuk do t’i largohen asnjëherë nga koka.
Veprimi i 56-vjeçarit ka pushtuar ballinat e mediave gjermane, duke vlerësuar guximin e tij për të ofruar ndihmë. Falënderues ndaj tij thotë se shprehen edhe banorët e Landshuterit, qytetit ku jeton.
Hasani tregon se është propozuar që të jetë pjesë e listës së medaljeve që kryetari i Bayernit ndan çdo fundvit për njerëzit me kontribut të veçantë.
Hasani ka migruar në Gjermani gjatë viteve të nëntëdhjeta, dhe për 23 vjet punon si vozitës kamioni.