Fjalë Kyçe

Kosovari hedh benzinë para dyerve të një lokali në Vjenë pasi u dëbua

Kosovari hedh benzinë para dyerve të një lokali në Vjenë pasi u dëbua

Një kosovar 23-vjeçar në Austri po akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ai po akuzohet se në natën e të dielës ka hedhur benzinë para dyerve të një lokali në Vosendorf.

Siç raporton gazeta austriake “Kurier” , kosovari ishte dëbuar nga lokali dhe më pas i revoltuar kishte marrë benzinë dhe e kishte hedhur para lokalit, duke shkaktuar një zjarr dhe rrezikuar afro 30 persona që ishin brenda.

Ai kishte ikur më pas, ndërsa nuk pati të lënduar dhe zjarri ishte fikur.

Policia arrestoi kosovarin pak kohë më pas dhe në veturën e tij zbuloi edhe një sasi të kokainës.

Kosovari ka refuzuar të japë deklaratë për ngjarjen.