Fjalë Kyçe

Kosovari kapet duke futur drogë në një burg në Maqedoni

Kosovari kapet duke futur drogë në një burg në Maqedoni

Prokurori Publik i ka propozuar gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit që t’i caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit kosovar për shkak të rrezikut nga arratisje ndërsa gjykatësi pranoi propozimin dhe i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.

Prokuroria Themelore Publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një shtetasi kosovar për të cilin ka dyshime të bazuara se ka kryer vepër penale.

I dyshuari më 31 janar, në hapësirat e Entit ndëshkimor-përmirësues ‘Idrizovë’ në Shkup, gjatë vizitës të një personi të dënuar, ka tentuar të bart kokainë prej 89.96 gramë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë hyrjes në ent, i dyshuari zyrtarit policor i ka dorëzuar një paketë ku ka pasur edhe një pallto për të burgosurin. Pas kontrollit të paketës, në pjesën e brendshme të xhepit të palltos, në paketim është gjetur droga narkotike – kokainë”, shprehen nga Prokuroria.