Fjalë Kyçe

Kosovari kërcënon një femër pas aksidentit të trafikut: E pëson keq nga policia

Kosovari kërcënon një femër pas aksidentit të trafikut: E pëson keq nga policia

Policia e Kosovës e ka dërguar në mbajtje një person i cili ka kërcënuar një femër, pas një aksidenti të trafikut, shkruan Gazeta Metro.

Kështu bën të ditur policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, para katër ditësh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një aksident trafiku kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.