Fjalë Kyçe

Kosovari në New York u përlesh me serbët kur ata tentuan ta digjnin flamurin e Kosovës

Kosovari në New York u përlesh me serbët kur ata tentuan ta digjnin flamurin e Kosovës

Përleshja që ka ndodhur mbrëmë, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, në New York, u bë për shkak se disa të rinj serbë, kishin djegur flamurin e Kosovës. Por, kosovari Anton Pergjokaj, që jeton atje, kishte tentuar t’ua merrte flamurin kosovar nga dora, në mënyrë që ata persona të mos ta digjnin.

Disa të rinj serbë dhe një kosovar janë përleshur të dielën, ditën e Pavarësisë së Kosovës. Aty, kishte ndërhyrë edhe policia. Kjo ndodhi në lagjen Astoria të New Yorkut.

Të rinjtë serbë kanë marrë flamurin e Kosovës dhe e kanë djegur, ndërkohë brohoritnin “Kosova është Serbi”. E kosovari Anton Pergjokaj, kishte ndërhyrë duke ua kapur flamurin nga dora, ku edhe kishte nisur përleshja.

“Unë isha ne makine kur pash një grup njerëz me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur, ‘Kosova është Serbi’,”, tregon Pergjokaj.

“Ndërkohë që njëri nga ata mbante flamurin dhe kur tjetri filloi ta djeg me shkrepëse, kur pash flakën nuk durova, kam dal shpejtë nga vetura dhe u kam kapur flamurin nga dora”, tregon Pergjokaj. “Dy nga serbet mu vërsulen, aty nisem te përleshemi fizikisht, derisa ndërhyri policia”.

“Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja atypari sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe ne polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim”, përfundon Pergjokaj.