Fjalë Kyçe

Kosovari që humbi jetën nga aksidenti në Zvicër, varroset nesër në Lybeniq të Pejës

Kosovari që humbi jetën nga aksidenti në Zvicër, varroset nesër në Lybeniq të Pejës

Një aksident komunikacioni që ndodhi të premten pasdite në Göschenen të Zvicrës, i kushtoi me jetë një kosovari nga Lybeniqi i Pejës.

43 vjeçari sipas “20min.ch”, u përplas në kolonën e kamionëve, të cilët ishin ndalur në hyrje të tunelit për shkak të radarit.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 17:00, derisa shoferi mbeti i vdekur në vend.

Mësohet se bëhet fjalë për Ragip Shoshin nga Lybeniqi i Pejës, varrimi i të cilit pritet të bëhet nesër në varrezat e fshatit.

Vetura e Shoshit mbante targat e Zyrihut, derisa autostrada A2 u mbyll në drejtim të jugut për tri orë.