Kosovari xhiron veten duke vozitur 200 km/h rrugëve të Prishtinës
Një video e publikuar në rrjetin social Instagram shfaq një shofer kosovar teksa nget veturën e tipit BMW me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.
Në këtë rrugë shpejtësia maksimale e lejuar është 40 kilometra në orë.
Kjo çmenduri ka ndodhur në “Rrugën B”, ndër më të frekuentuara aktualisht në Prishtinë.
Është vozitësi i veturës që ka publikuar videon në Instagram.
Çmenduri të tilla jo rrallë hasen në rrugë të ndryshme të vendit.