Fjalë Kyçe

Kosovë – Danimarkë, a do të luaj Eriksen?

Kosovë – Danimarkë, a do të luaj Eriksen?

Kosova sonte përballet me Danimarkën në ndeshjen e parë për vitin 2019.

Në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit “Dardanët” do të zhvillojnë miqësore me skandinavët e udhëhequr nga Age Haride.

Vetë tekniku danez ka qetësuar tifozët të cilët kanë blerë biletat për të parë nga afër yjet e Danimarkës si Christian Eriksen, duke paralajmëruar inkuadrimin e tyre.

“Ne i kemi gjashtë zëvendësime në dispozicion. Kundër Kosovës do t’i bëjmë të gjitha zëvendësimet dhe mendoj se do t’i shihni në fushë të gjithë futbollistët e famshëm”, ka thënë Haride.

Danimarka, që renditet në vendin e 10-të në renditjen e FIFA-s, ka një vlerë tetë herë më të madhe se Kombëtarja e Kosovës.

Danezët, vlerësohen rreth 347 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm te Danimarka është Christian Eriksen që luan te Tottenhami.