Fjalë Kyçe

Kosovë – Rusi, më 6 mars luhet në Gjermani për shkak të raporteve politike

Kosovë – Rusi, më 6 mars luhet në Gjermani për shkak të raporteve politike

Kombëtarja e Kosovës (femrat) do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Wiesbaden të Gjermanisë në orën 18:00, pasi Prishtina është vlerësuar si rrezik për shkak të raporteve politike mes të dyja shteve.

Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë.

Dardanet deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje.
Kosova arriti të mposhtë në shtëpi Turqinë, 2:0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, derisa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire, 0:5.

Gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar edhe Rusia, derisa renditjen e kryeson Holanda me 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara, derisa Sllovenia është në pozitën e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.