Fjalë Kyçe

KQZ-ja certifikon 2 subjektet e para për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, në mesin e tyre edhe Lista Guxo

KQZ-ja certifikon 2 subjektet e para për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, në mesin e tyre edhe Lista Guxo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë: 1. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe 2. Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.