Fjalë Kyçe

KQZ-ja emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale për zgjedhjet në Veri

KQZ-ja emëroi anëtarët e Komisioneve Komunale për zgjedhjet në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka marr vendim për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve (KKZ) për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka bëri të ditur se pas autorizimit në mbledhjen e kaluar i është dërguar shkresa zyrtare Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë lidhur me angazhimin e këtij misioni në rolin këshillues në këto zgjedhje. Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se kjo letër është e formatit të njëjtë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.

Në mbledhjen e ditës së hënë, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që misioni i OSBE-së në Kosovë të ketë rol vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e vendvotimeve.