Fjalë Kyçe

KQZ-ja mblidhet nesër për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

KQZ-ja mblidhet nesër për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve

Gjykata Supreme e Kosovës sot ka refuzuar shtatë ankesat e fundit të paraqitura në këtë institucion lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Pas vendimit të Supremes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të mblidhet për të bërë edhe certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi.

Ndërsa, pas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur seancën konstituive, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.