Fjalë Kyçe

KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit

KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

KQZ ka njoftuar se periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 17 – 27 janar 2021.

Postimi i plotë ku mund të gjeni detaje se si të aplikoni për ndërrimin e qendrave të votimit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Ju mund ta mësoni qendrën tuaj të votimit përmes linkut:

Lista votuese

SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?

KQZ përmes aplikacionit online ju mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit. Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

Të nderuar qytetarë!Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.

Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.