Fjalë Kyçe

KQZ kërkon që asnjë vëzhgues e komisioner i pavaksinuar të mos lejohet të punojë në zgjedhjet lokale

KQZ kërkon që asnjë vëzhgues e komisioner i pavaksinuar të mos lejohet të punojë në zgjedhjet lokale

Asnjë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve, pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR negativ.

Kështu tha shefi i sekretariati i këtij institucionit, Burim Ahmetaj.

Me propozimin e tij u pajtua edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi, i cili kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që deri në ditën e zgjedhjeve, të kryhet vaksinimi i të gjithë trupave zgjedhorë.

“Ne kemi lista të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve ku mund të komunikojmë me ministrinë e Shëndetësisë që t’u jep përparësi të gjithë trupave zgjedhore të vaksinohen para zgjedhjeve”, tha Gashi, me të cilin u pajtuan të gjithë anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Ndërkaq, Kreshnik Radoniqi, ka apeluar te partitë politike që personat të cilët punojnë gjatë dhe pas zgjedhjeve të jenë të vaksinuar.