Fjalë Kyçe

KQZ publikon raportet financiare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

KQZ publikon raportet financiare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit

Bazuar në nenin 43 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ne Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një Dosje të Informimit Publik e cila përmban regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e Publikimit Financiar të Fushatës të subjekteve politike të dorëzuara tek KQZ-ja dhe formularët e Publikimit Financiar për Kandidatë për kandidatët që kane fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve të certifikuara, thuhet në njoftimin për media.

Dosja e tillë është e qasshme duke vizituar faqen elektronike të KQZ-së.

Te gjitha këto informacione mund t’i gjeni në linqet/vegzat:

1) Formularët Financiar te Kandidateve Zgjedhjet Parakohshme 2019 KËTU

2) Raportet Financiar te Fushatës Zgjedhore 06 tetor 2019 KËTU

3) Donacionet e SP-ve KËTU

KQZ mbetet e përkushtuar në vazhdimin e kryerjes së aktiviteteve të veta bazuar ne parimin e transparencës se plote dhe realizimin e objektivit të vet strategjik për bashkëpunim të afërt me të gjithë akterët e jashtëm.