Fjalë Kyçe

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat e veriut

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se sipas procedurave ligjore duke filluar nga momenti i shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtyre zgjedhjeve fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.