Fjalë Kyçe

KQZ takim pune me përfaqësues të institucioneve të sigurisë

KQZ takim pune me përfaqësues të institucioneve të sigurisë

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës që mbahen më 6 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban takim pune me përfaqësues të institucioneve të sigurisë.

Në këtë takim pune do të diskutohet lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet.Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.Takimi është planifikuar të mbahet në Hotel “Emerald” me fillim prej orës 9:30.