Fjalë Kyçe

Krasniqi: Bashkimi kombëtar s’duhet të lidhet me integrimin në BE

Krasniqi: Bashkimi kombëtar s’duhet të lidhet me integrimin në BE

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se bashkimi kombëtar nuk duhet të jetë i lidhur me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ajo thotë se Kosova po i bart tani pasojat e vonimit të përmbushjes së kriteve për liberalizim, përkundër që insiston se tani ato janë plotësuar por është vendim politik.

“Kosova është shtet i shpallur dhe i vulosur nga GJND-ja. Pas mbushjes së kritereve për liberalizimin tani është një vendim politik. Ne jemi vonuar dhe tani po i bartim pasojat për këtë. Sikur ne të kryenim obligimet tona, ne nuk do të flisnim për liberalizim vizash, por do të flisnim për hapjen e negociatave”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka shtuar se dialogu me Serbinë duhet të shërbejë në funksion të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Çështja e bashkimit kombëtar nuk duhet të jetë e lidhur me integrimin në BE”, thotë ajo.

Sipas saj ideja e ndërrimit të kufijve është skenar që nuk duhet të diskutohet.

“Në duhet të shohim mënyra që të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë. Deklaratat populliste nuk na sjellin asnjë të mirë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë që mund të kenë bashkëpunim më të madh”, ka thënë Krasniqi.