Fjalë Kyçe

Krasniqi: E domosdoshme vizita ime e parë në Prekaz si Kryetar i PDK-së, në nderim të sakrificës titanike të Familjes Jashari

Krasniqi: E domosdoshme vizita ime e parë në Prekaz si Kryetar i PDK-së, në nderim të sakrificës titanike të Familjes Jashari

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vizitën e tij të parë që nga marrja e kësaj detyre të re, e bëri sot në Prekaz, për homazhe në Kompleksin memorial ”Adem Jashari”.

Krasniqi thotë, se e pati të domosdoshme që vizitën e tij të parë si Kryetar i PDK-së, ta bënte në Prekaz, sipas tij për të nderuar sakrificën tatinike të Komandantit Adem Jashari, njofton Klan Kosova.

”Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë për çdo punë që e bëjmë për vendin, sepse këtu ka lindur dhe ka marrë kuptim liria e popullit tonë.

Andaj, është e patejkalueshme dhe e domosdoshme vizita ime e parë si Kryetar i PDK-së, bashkë me familjen time, në këtë vend të shenjtë, në nderim të sakrificës titanike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij.

Po ashtu, vizita në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të UÇK-së në Marinë, është burim frymëzimi e fuqizimi për vetëdijen tonë politike dhe për punët e shumta që na presin. E kaluara jonë është shtylla mbi të cilën qëndron e sotmja që do na mundësojë ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”.