Skuadra e radhës për Liridon Krasniqin mund të jetë përsëri në kampionatin e Malajzisë, te Melaka.
Për 27-vjeçarin që u largua nga Kedah sezonin e kaluar, u fol shumë se mund të transferohet te skuadra Johor Darul Ta’zim, transmeton KTV.
Megjithatë, spekulimet tani kanë ndryshuar drejtim dhe thuhet se Krasniqi do të bëhet pjesë e Melakas, pas një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku futbollisti nga Kosova është bashkë me trajnerin Zainal Abidin Hassan.
Krasniqi është po ashtu njëri ndër futbollistët e huaj që është objektiv i Federatës së Futbollit të Malajzisë me potencialin që ai një ditë ta përfaqësojë shtetin e tyre, por i duhet të luajë edhe dy sezone atje që të pajiset me pasaportën e Malajzisë.