Fjalë Kyçe

Krasniqi: Mjerim ku ka degraduar Vetëvendosja

Krasniqi: Mjerim ku ka degraduar Vetëvendosja

Ish-deputeti i VV-së, që më pas kaloi në fraksionin e ndarë të kësaj partie, atë të PSD-së, Frashër Krasniqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike me takimet e Kurtit dhe Mustafës për arritjen e koalicionit qeverisës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka përmendur deklaratën e deputetit të zgjedhur të VV-së, Haki Abazi, i cili këtë parti e akuzonte për vrasjen e Astrit Deharit.

Sipas tij, është mjerim ku ka degraduar Vetëendosja e Albin Kurtit.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Në kohën kur po e falin e i përulen Isa Mustafës e Skender Hysenit – që drejtonin pikat kyçe të pushtetit, kur vdiq në burg Astriti – shtizat i kanë kthyer bash kah shokët më të mirë të Astritit.

Unë kam mbajtur burg me Astritin për një vepër që u dëshmua e montuar. Atëbotë, Hakiu na quante vrasës.

Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen.

VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet ng këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë.